Shpërthimi në Burrel, pronari hodhi në erë makinën për të marrë azil në BE
Burrel- Ngjarja e 20 gushtit, e cila alarmoi qytetin e Burrelit teksa në zemër të qytetit, para Bashkisë një automjet u hodh në erë nga tritoli ka qenë e mirëorganizuar nga vetë pronari i automjetit.Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Burrelit pas një pune hetimore 15 ditore nga ngjarja. Sipas prokurorisë, Gazmir Dema i kishte vënë vetë tritolin makinës, përkatësisht një fitil 3 metra të gjatë.Qëllimi i gjithë këtij veprimi, ishte që ky shtetas të përfitonte azil politik në një nga vendet e BE, me pretendimin se kishte konflifte në Shqipëri dhe duan ta eleminojnë.E në fakt ky skenar do ishte i besueshëm, nëse Prokuroria nuk do arrinte ta zbulonte, pasi ngjarja pati jehonë të madhe dhe u mbulua mediatikisht.Policia ka vënë në pranga Gazmir Demën për dëshmi të rreme.Me 20 gusht, rreth orës 10:30 të paradites, automjeti tip “Peugeot” në pronësi të Gazmir Demës shpërtheu në flakë, vetëm pak minuta pasi ky i fundit kishte zbritur nga mjeti sëbashku me familjen e tij.Fillimisht pista kryesore në të cilën u përqëndrua policia ishte ajo e hakmarrjes, pasi 34- vjeçari Gazmir Dema kishte pasur një konflikt pak kohë më parë, për të cilin ka bërë dhe kallëzim në polici.Dema pati deklaruar se është kërcënuar disa herë me telefon, e fundit më 31 korrik të këtij viti.