Sfida për debat, Rama- Bashës: Vajmedet përTiranën, Kryebashkiaku më kot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2014, 17:53
Tiranë- Mbyllja e Samitit të NATO-s ka rikthyer me kohë të plotë Ramën si Kryeministër dhe politikan. Disi me vonesë për shkak të angazhimeve, por më në fund Rama i është përgjigjur me një tweets sfidës së rivalit të tij politik, për debat publik.“#Vajmedet per Tiranen e mbetur ne duart e kryebashkiakut me kot qe mbahet mend! I thone pse ke ikur nga puna pa lene gjurme u thote dua debat!”Më herët gjatë ditës, kryebashkiaku Basha, njëherësh dhe kreu i PD-së e paralajmëroi kryeministrin,Edi Rama, se nuk do të mundë dot t’i shpëtojë përgjegjësisë për bllokimin e mijëve vendeve të punës në Tiranë, duke penguar projektet e mëdha që ishin gati për të filluar.