Akuzat e PD-së, MB: Nuk është folur për terrorizëm etnik shqiptar në Maqedoni
Tiranë – Ministria e Punëve të Brëndshme ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike, lidhur me takimin të sotëm të Ministrit Tahiri me homologen maqedonase, Gordana Jankulovska, që është folur për luftën kundër terrorizmit etnik shqiptarë në Maqedoni.Në deklaratën për shtyp thuhet se në takimin mes dy ministrave është folur përdomosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorrizmit. Duke shtuar se akuzat e opozitës “synojnë shtrembërimin e të vërtetës dhe të desinformojnë opinionin publik vendas e ndërkombëtar”.Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Brëndshme thuhet: “Fakti se të dy vendet tona janë konsideruar nga terroristët si hapësira të mundshme për të rekrutuar luftëtarë për këto konflikte e bën edhe më të domosdoshëm bashkëpunimin jo vetëm dypalësh por edhe më gjera në rajon”.Deklaratë e plotë e Ministrisë së Punëve të BrëndshmeMinistria e Punëve të Brendshme hedh poshtë me indinjatë akuzat e opozitës, nëpërmjet të cilave ajo synon të shtrembërojë të vërtetën dhe të desinformojë opinionin publik vendas e ndërkombëtar.Gjatë takimit të sotëm të Ministrit Tahiri me Ministren e Brendshme Maqedonase, Gordana Jankulovska, për asnjë çast të vetëm nuk është folur për terrorizëm etnik shqiptar në Maqedoni.Në takimin mes dy ministrave është folur për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve si dhe terrorrizmit.Sipas ministrit Tahiri, “Lufta kundër terrorizmit të çdo lloji, përfshirë terrorizmit fetar dhe etnik, është tashmë një sfidë që nuk rri dot brenda kufijve të një shteti, por është sfidë rajonale dhe globale”.Kjo deklaratë vjen në kontekstin e një qëndrimi tashmë të konsoliduar të të gjithë partnerëve të Aleancës së Atlantikut Perëndimor, ndaj situatës së krijuar në konfliktin fetar dhe etnik që po ndodh në disa vende në rajonin e Lindjes së Mesme, Siri, Irak, etj.Fakti se të dy vendet tona janë konsideruar nga terroristët si hapësira të mundshme për të rekrutuar luftëtarë për këto konflikte e bën edhe më të domosdoshëm bashkëpunimin jo vetëm dypalësh por edhe më gjera në rajon.Çdo deklaratë tjetër e pretenduar nga opozita është krejtësisht e pavërtetë dhe çdo koment keqdashës në lidhje me këtë qëndrim parimor të ministrit të Brendshëm vetëm sa tregon dritshkurtësinë e atyre që deri dje drejtonin politikën e jashtme të këtij vendi.