Tiranë, 3 vajza të vogla nga Bathorja kapen duke vjedhur varret
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2014, 14:59
Tiranë – Tre vajza të mitura janë ndaluar nga Komisariati i Policisë Nr.5 të Tiranës, sepse ishin duke vjedhur në varreza.Të miturat , njera 11 vjeç dhe dy të tjerat 13 vjeç, me iniciale I.Sh dhe K.D. e B.M, banuese në Bathore, u kapën rreth orës 16:00 të ditës së së enjtes në varrezat e fshatit Zall-Herr duke vjedhur vazo bronzi, mundet për skrap.Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal, që flet për dhunimin e varreve dhe mosrespektimin e të vdekurve. Dënimi që parashikon ky nen është gjobë deri në 5 vjet burg.ar.sh/Oranews.tv