Hajdaraga: Parlamenti start negativ, bojkoti me pasoja për opozitën
Tiranë – Politologo, Luan Hajdaraga, nisjen e sesionit të ri parlamentar pa pjesëmarrjen e opozitës, e ka cilësuar si një start negativ, i cili do të ketë pasoja të mëtejshme.“Keq. Nuk është një fillim i mbarë dhe kjo do të ketë pasoja dhe më tej. Të gjitha deklaratat që u bënë me këtë rast nga opozita, të qëndrojë larg në debatet e rëndësishme, sidomos për reformat dhe për çështje të rëndësishme të jetës politike dhe ekonomike të vendit, më duket e pajustifikueshme” – tha Hajdaraga.Në një intervistë në studion e RTV “Ora News”, me gazetarin Edvin Peçi , Hajdaraga tha se opozita duhet ti kthehet jetës parlamentare, pasi në këtë rast nuk flitet për persona, por për një elektorat dhe për një vend demokratik. Duke shtuar më tej se bojkote të tilla nuk i sjellin asgjë të mirë forcës politike që ndërmerr një veprim të tillë.“Dëgjova zëra brënda grupit parlamentar - me të drejtë - që kërkuan një pjesëmarrje direkte të opozitës. Edhe unë përsonalisht, edhe Partia Socialiste ka pasur moment të bojkotit, unë duke qënë nja nga drejtuesit e saj e kam pasur këtë qëndrim të hapur që bojkotet e zgjatura nuk i sjelin asgjë të mirë forcës politike.Sepse nuk flitet vetëm për persona, flitet për elektorat, flitet për një vend demokratik, i cili detyrimisht ka nevojë për opozitën. Nuk mundet një vend demokratik të vetëpërjashtoje opozitën ose të vetepërjashtohet opozita nga diskutimet në Parlament. Kështu mendoj që edhe reflektimi është i nevojshëm në kohën që duhet bërë, por njëkohësisht edhe mazhoranca duhet të ofrojë të gjitha mundësitë që opozita të kthehet në Parlament.Mendoj që forcat politike duhet të angazhohen në një dialog të vazhdueshëm, të gjejnë urat e komunikimit dhe parlamenti t’i kthehet normalitetit. Bojkotet mund të jenë për sensibilizim të çështjes, por nuk mundet të jenë permanente, sepse ajo mund të kthehet në handikap për vetë forcën politike e cila e ndërmerr këtë hap.Kap përshtypjen se është e lehtë të futesh në këto lloj gjërash dhe situatash, por është vështirë të dalësh. Kostot i paguan vetë forca politike, edhe ne vetë i kemi paguar për këtë, sepse të qëndrosh 6-7 muaj jashtë Parlamentit nuk është e njëjtë sikur të jesh atje” – u shpeh Hajdaraga.Samiti i NATO-s dhe konkluzionet përfundimtare“U konfirmuan disa qëndrime të cilat janë të njohura tashmë, e para që NATO do të plotësojë të gjitha detyrimet që burojnë nga traktati themelor i saj, në rast se njëri vend anëtarë i Natos do të sulmohet, ose do të bëhet pre e një agresioni të huaj, NATO do vihet kolektivisht në mbrojtje të tij. Kjo u theksua dhe u ritheksua, si në deklaratën e hapjes së Samitit, ashtu edhe në përfundim të punimeve të tij.Ndërsa lidhur më Ukrainën, NATO do të mbështesë çdo veprim që do të ndërmarrë qeveria, në mbrojtje të sovranitetit të saj, por pa kaluar në veprime apo akte ushtarake, duke mos u implikuar në teatrin operacional.Por u konkludua që do të krijohet një Forcë e Ndërhyrjes së Shpejtë e NATO-s, e përbërë nga 4000 trupa speciale, e pajisur me teknikat e posaçme, për t’u deklasuar në pika të ndryshme, në mbrojtje të vendeve të saj, brenda 48 orësh.Për sa i përket ngjarjeve dhe zhvillimeve të fundit në Irak edhe në Siri lidhur me ISIS, u deklarua që do të këtë një koordinim me vendet përkatëse, për të ndërmarrë operacione ajrore dhe do të furnizohen me armatime, sipas rastit, forcat të cilat janë në mbrojtje të sovranitetit të Irakut brenda në territorin e tij”.