Rasmusen: Vendet e Aleancës të obliguar për të mbrojtur njëri-tjetrin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe kryeministri britanik David Cameron hapën ditën e dytë të bisedimeve në samitin e NATO-s në Uells.Të dy udhëheqësit bënë thirrje për më shumë unitet mes vendeve të aleancës përballë kërcënimeve në rritje në disa pjesë të botës.Gjatë fjalës së tij, Rasmusen tha se të gjithë anëtarët e aleancës janë të obliguar ta mbrojnë njëri-tjetrin."28 Vendet tona që përbëjnë NATO-n, janë të bashkuar në një sistem të përbashkët vlerash si Liria, Demokracia dhe Shteti i së Drejtës. Ndaj ne jemi të detyruar pikërisht nga ky angazhim të mbrojmë njëri-tjetrin nën moton: Sulmi ndaj njërit, është sulm ndaj të gjithëve."Shefi i NATO-s tha se përfshirja e vazhdueshme e Rusisë në lindje të Ukrainës dhe rritja me shpetësi e kërcënimit nga shtetti islamik në Lindjen e Mesme , janë sfidat e mëdha dhe më të rejat me të cilat po përballet aleanca.Edhe kryeministri i Britanisë David Cameron ka pasqyryar të njëjtat ide si Rasmusen, duke thënë se uniteti në NATO tashmë është më i domosdoshëm se kurrë, si pasojë e kërcëniveve që vijnë nga Rusia dhe Lindja e Mesme. Mesazhi ynë është i qartë:Ne jemi të bashkuar të dënojmë barbarizmin e veveristshem të shtetit islamik dhe kërcënimet ruse në ukrainë. Ne jemi të vendosur të lartësojmë vlerat tona me humbjen e tyre, tha Camerun.Ashtu si një dekaldë më parë, NATO është fokusuar tashmë në rritjen e sigurisë në tërritoret e 28 vendeve anëtare. Por gjithsesi, nato ka dekalruar se nuk ka asnje plan të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e aleancës. NATO i kërkoi dje rusisë të tërheqë trupat e saj nga Ukraina, duke kërcënuar se në rast të kundërt, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të rrisin sanksionet ndaj Moskes.Aleanca ka rënë dakord gjithashtu të ndihmojë forcat irakiane që luftojnë kundër militantëve islamikë, duke përfshirë edhe transportin ajror të furnimizmeve me armë.