Rrezik epidemie në Borovë, delet e ngordhura nga “gjuha blu” hidhen në lumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2014, 19:15
Kolonjë- Blegtorët e Borovës japin alarmin se jo vetëm po u ngordhin e gjithë bagëtia, por banorët po rrezikojnë edhe nga epidemia.Kjo pasi delet e ngordhura nga sëmundja e 'gjuhës blu' janë hedhur rrëzë lumenjve e përrenjve, duke u shndërruar kështu në një rrezik serioz për përhapjen e sëmundjeve e infeksioneve. Disa prej tyre janë ngrënë nga kafshët e egra.Vetë blegtorët thonë se delet e ngordhura janë hedhur aty prej më shumë se një muaji, ndërsa nga ana e Ministrisë së Bujqësisë nuk ka pasur as më të voglin interesim.Po sipas tyre, deri më tani nga bagëtitë e zonës 50 krerë janë të sëmurë me 'gjuhën blu' dhe 30 të tjera kanë ngordhur.“Ne 2 kope me 400 krere mbi 50 krere te semure dhe gati 30 te tjera te ngordhura” theksojnë ata.