Pogradec, kapen me 52 kg drogë, arrestohen 3 persona

Pogradec - Policia e Pogradecit ka sekuestruar 52 kg lëndë kanabis sativa, si dhe ka arrestuar 3 shtetas të cilët posedonin lëndën narkotike.Arrestimi i tyre u bë teksa udhëtonin me dy automjete, njëri tip “Benz” me targa TR 17 55 N dhe tjetri AA 525 JC, në hyrje të qytetit të Pogradecit, tek Enkelana, në drejtim të Korçës.Policia ka raportuar se personat e arrestuar janë Oltion Zeka, 24 vjeç; Kreshnik Ballia, 27 vjeç; Arber Brahimi, 19 vjeç; nga Tepelena.Lënda narkotike ishte ndarë në të dy automjetet, 12 pako në njërën makinë dhe 13 pako në tjetrën.Policia ka vijuar hetimet dhe është në kërkim të përsonave të tjerë bashkëpuntorë, ndërsa materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për hetim të mëtejshëm të rastit.