PD: Shpifjet s’mund ta rrëzojnë tunelin Elbasan-Tiranë

Elbasan - Vizita gjezdisëse e kryeministrit Rama në Elbasan, nga ku hapi dhe turin e rilindjes së qyteteve, nuk ka kaluar pa kundërpërgjigjen e opozitës.Për numrin një të demokratëve të Elbasanit, Aurel Bylykbashi, sjellja sfiduese prej Don Kishoti, nuk duhet të jetë karakteristike e një kryeministri, të cilit i kërkoi të mos mohojë investimet e paraardhëse, duke cituar ndërtimin e tunelit Elbasan Tiranë.Sipas kryedemokratit të Elbasanit, Bylykbashi, vetëm investimi në tunel, pa përfshirë dhe rrugën, është sa 17 vite të marra së bashku.