S’paguan garancinë për mjedisin, AKBN revokon 90 leje minerare, 90 në pritje
Tiranë- Pas monitorimit të aktivitetit minerar në vend, Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore ka marre nje sere masash ne zbatim te legjislacionit në këtë sektor.Masat janë marrë ndaj subjekteve minerare te cilet nuk kishin permbushur detyrimin per depozitimin e garancise per rehabilitimin e mjedisit apo nuk kishin përmbushur detyrimin e raportimeve periodikeKështu, për shkak të mospërmbushjes së detyrimit për depozitimin e garancisë për rehabilitimin e mjedisit janë propozuar për revokim 182 leje minerare, ndërsa janë revokuar 90 prej tyre.“Evidentim dhe marrje masash për likuidimin nga subjektet qe nuk kishin paguar Garancinë e rehabilitimit shuma e pa paguar ishte mbi 2 milion dollar (gjate 2 muajve te fundit te vitit 2013 është bere arkëtim mbi 1.3 milion dollar ne buxhet).Numri i lejeve te propozuara për revokim është 182 leje për mospagesat e garancive për vitet 2011-2012 totali i shumës se papaguar 88.613.837 leke ose rreth 868.763 USD prej te cilave aktualisht janë revokuar 90 leje minerare (nëntëdhjete) ne zbatim te Nenit 40 Ligjit 10304 date 15.07.2010”thuhet në njoftim.
Sa i përket subjekteve minerare te cilët nuk kishin përmbushur detyrimin e raportimeve periodike është marre dhe masa pezullimi aktiviteti deri ne plotësimin e detyrimeve.
Janë informuar Ministria e Rendit, Perfekti i Qarkut, Drejtoria e Tatimeve dhe ne vazhdim do te procedohet me propozimin për fillimin e procedurave te revokimit nëse nuk sjellin programin për rinovim.Sipas AKBN, Gjate vitit 2014, subjektet qe ushtrojnë aktivitetin minerar ne Republikën e Shqipërisë, kane përmbushur detyrimet për raportimin vjetor për Planin e Punës pranë A.K.B.N.-se.Kështu, duke e krahasuar me vitin 2013, ku shifrat ishin ne nivelet e 38% raportim për te gjithë vitin, deri ne Shtator te vitit 2014, 74% e subjekteve kane dorëzuar pranë strukturës përkatëse A.K.B.N. dokumentacionin për Planin Vjetor te punës.Duhet theksuar se një përqindje e konsiderueshme e këtyre subjekteve kane realizuar edhe pagesën e garancisë se rehabilitimit për vitin 2014.