Atentat ndërtuesit në Vlorë Arben Veliko, plagoset në hyrje të pallatit
Vlore- Biznesmeni i ndërtimit Arben Veliko është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar, një javë më parë mbeti i vrarë në një atentat me minë me telekomandë një tjetër, biznesmen, Isuf Brahimaj.Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri 47-vjeçarin në momentin kur ka qenë duke dalë nga një apartament në katin e 5-të në zonën ‘Kullat e Aleksandrisë’ në Skelë, në afërsi të stadiumit Flamurtari .Dyshohet se ai është qëlluar teksa po therriste ashensorin në sheshpushimin mes apartamenteve.Mësohet se ai ka marrë plagë në këmbë dhe në bark dhe ndodhet në spitalin e Vlorës.Nuk janë ende të qarta rrethanat për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm por që në redaksitë e mediave mbërriti në orën 13:10 minuta.Arben Veliko njihej si ndërtues në Vlorë, ndërsa në 2008 u arrestua pasi u akuzua për trafik të lëndëve narkotike. Dyshohej se ishte pronari i drogës prej 11.8 kg heroinë të kapur në Itali.Vuajti vetëm pak vite burg në Shqipëri pasi më 20.03.2013 Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj tij dhe hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë e cila e dënoi me 12 vjet burg.Ekspertët nuk kanë gjetur shenja gjaku apo prova të tjera në vendin ku mendohet se ndodhi plagosja, kjo ka ngritur dyshimet se plagosja mund të ketë ndodhur në një vend tjetër.Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator tek shkallët e pallatit.Njoftimi i policiseVlore, sot rreth orës 09.30 është marrë njoftim se në afërsi te stadiumit Flamurtari ka ndodhur nje Plagosje me armë zjarri.Menjehere në vendngjarje kanë shkuar oficeret kundër krimeve të rënda dhe shërbimet e komisariatit te policisë të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se dy persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri shtetasin A. V., vjec 48 banues ne Vlore, i cili ka pesuar demtime te lehta pa rrezik per jeten. Policia po kryen hetime intensive ne lidhje me kete rast si dhe ka shoqeruar disa persona.(Video: Raportimi i gazetarit në lidhje telefonike)
(Ne foto: Hyrja e pallatit ku ndodhi plagosja)