Fletët e votimit do të riciklohen, KQZ debaton pse Cani i shkurtoi fondin
Tiranë – Fletët e votimit të përdorura në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 do të riciklohen nga një firmë dhe nuk do të digjen, siç ishte përcaktuar më parë.Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve diskutoi sot për asgjësimin e tyre nëpërmjet riciklimit nga një firmë, e cila ka marrë përsipër dhe tranportin e tyre.Por, nëse riciklimi s’ka hasur kundërshti, fondi i akorduar për të ka ngjallur debat.Anëtarët e Komisionit kanë debatuar pasi Ministria e Financave nuk i ka akorduar KQZ-së tërë fondin e kërkuar prej 4.4 milionë lekësh, por thuajse gjysmën e tij, 2.8 milionë lekë, madje dhe këto, duke kërkuar të nxirreshin nga zëra të tjerë të buxhetit të KQZ-së, që nuk ishin shfrytëzuar.Sipas administratës së KQZ-së, fondi nuk ishte i fryrë, por është shkurtuar, pasi firma ricikluese e ka marrë vetë përsipër transportin dhe dizinfektimi i sallave ku mbaheshin kutitë nuk do të bëhet.Njazi Kosovrasti, komisioneri i PD-së ka ngritur zërin në komision kundër shkurtimit të fondeve, duke kërkuar që kjo t’i bëhet e ditur dhe të shkruhet në shkresën që do t’i dorëzohet Ministrisë së Financave, por ai është kundërshtuar nga komisioneri i PS-së, Eridian Salianji, i cili nuk e ka konsideruar ministrinë si palë në këtë çështje.Pas këtyre deateve, KQZ shtyu vendimin për nesër. Kjo është hera e parë në Shqipëri që fletët e votimit riciklohen.ar.sh/Oranews.tv