Berat, fshehën vrasjen e 23 vjeçarit, në hetim mjeku e infermierja
Berat-Pas vdekjes së një 23-vjeçari në Spitalin e Tiranës, ku ishte transportuar një ditë më parë me ambulancë nga mjekët e spitalit të Beratit, Prokuroria ka filluar Proçedimin Penal për "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallzim krimi" për mjekun dhe infermjeren e turnit në Repartin e Urgjencës në Spitalin e Beratit.Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë, ku tre të rinj, pas një sherri për motive të dobëta, janë rrahur dhe goditur me dru me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjeve, njëri prej tyre, Mariglen Sadiku, ka përfunduar në Urgjencën e Spitalit të Beratit, në gjendje të rëndë dhe me goditje e hematoma në kokë.Mjeku i urgjencës, Ardian Hysi mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë shëndetsore të plagosurit dhe më pas është bërë nisja e tij drejt spitalit Ushtarak në Tiranë, ku i riu ka ndëruar jetë.Sipas burimeve zyrtare të policisë dyshohet se mjeku dhe infermierja kanë kryer mjekim të pakujdesur, ndërkohë që për këtë rast nuk është njoftuar policia. Policia është sinjalizuar për ngjarjen dhe menjeherë ka bllokuar kartelën mjeksore të të riut, që ndëroi jetë për të verifikuar nëse është vendosur në të dhe sëmundja që ai ka pasur, Hemofili, gjë e cila është konstauar më pas nga familjarët në Tiranë, gjë e cila nuk dihet nëse është marrë parasysh nga mjeku dhe infermierja e spitalit të Beratit.Menjëherë pas kësaj, policia ka prangosur dy të rinjtë që kanë rrahur e goditur me dru viktimën, Artan Myftarin, për "Plagosje të rëndë me dashje" dhe Bardhyl Kapinovën për "Moskallzim krimi".Ndërkohë që është përgatitur e përcjellë në Prokurorinë e Rrethit dosja për mjekun Ardian Hysi dhe infermjeren Drita Hima, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën e tyre dhe se nuk kanë njoftuar policinë për krimin e kryer nga të rinjtë atë natë dhe po procedohen në gjendje të lirë.