Lazarati ngre në detyrë kryepolicin e Gjirokastrës, Çako zv/drejtor, ikën Bizhga
Tirane- Operacioni antikanabis i ndërrmarrë në Lazarat ka dhënë efektet e tij në lëvizjet në Policinë e Shtetit. Drejtori i Policisë së Gjirokastrës Haki Çako, ka ngjitur shkallët e karrierës duke u emëruar zëvendës Drejtor i Policisë së Shtetit njëkohësisht dhe zëvendësdrejtor i hetimit në Policinë e Shtetit. Gjithashtu janë firmosur dhe 11 lëvizje të tjeraIkën Bizhga vjen ÇakoKa qënë vetë ministrit i Brendshëm Saimir Tahiri ai që i bekoi këto ndryshime . Ai ishte sot në Drejtorinë e Policisë së Tiranës."Me synim rritjen e performancës në strukturat e Policisë së Shtetit janë bërë ndryshimet e mëposhtme: Ministri i Punëve të Brendshme, Z.Saimir Tahiri, ka firmosur emërimin në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Z.Haki Çako, i cili më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër."Tahiri në konsulta me Drejtorin e Përgjithshmë të Policisë Artan Didi liruan nga detyra e zëvendësdrejtorit Sokol Bizhga, duke u emëruar Drejtor të Studimeve Strategjike, post të cilin e mbante Bilbil Mema. Ky i fundit u emërua në krye të Akademisë së Policisë.Vendin e Çakos, mësohet se e ka zënë Kastriot Skënderaj i cili mbante detyrën e Drejtorit të Qarkut në Vlorë.Ndërsa në qytetin bregdetar të Vlorës është emëruar Drejtor i Policisë, Perlat Çullhaj, që mbante postin e Drejtorit të Policisë Durrës, që për momentin është vakant.Ndërkohë Ilirjan Balla, lirohet nga detyra e drejtorit të Policisë së Kukësit për në Drejtorinë e Operacioneve Speciale, ndërsa në vendin e tij emërohet Alban Çela.Po ashtu Tahiri ka firmosur lirimin nga detyra e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm për Kufirin e Migracionin të Z.Pëllumb Nako, i cili ka përmbushur afatet e parashikuara në ligj për qëndrimin në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.Ja 12 lëvizjet ne policiNdërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z.Artan Didi, janë bërë- Z.Sokol Bizhga është emëruar në detyrën e Drejtorit të Studimeve Strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.- Z.Pëllumb Nako është emëruar Specialist në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.- Z.Bilbil Mema është emëruar Drejtor i Qendrës së Formimit Policor.- Z.Kastriot Skënderaj është emëruar në detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë.- Z. Alban Çela është emëruar në detyrën e drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Berat.- Z.Ilirjan Balla është emëruar Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më parë kryente detyrën e Drejtorit të Policisë së Qarkut Kukës.- Z.Afrim Tafa është emëruar Zv/Drejtor i Policisë së Qarkut Berat, më parë kryente detyrën si Shef Sektori në Drejtorinë për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.- Z.Jaeld Çela është emëruar Drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë, më parë kryente detyrën e Zv/Drejtorit të Policisë së Qarkut Durrës.- Z.Ervin Hasrama është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Durrës,- Z.Erdit Elmazi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Fier,- Z.Rifat Çoku është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe- Z.Haki Hasanbega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.