INUK aksion për heqjen e tabelave reklamuese në akset rrugore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2014, 13:10
Tiranë-Në kuadër të ndryshimeve të Kodit Rrugor, INUK ka nisur një aksion për heqjen e të gjitha tabelave reklamuese në akset rrugore. Aksioni është fokusuar në aksin Qafën e Kasarit deri në Laprakë.Gjithësej janë parashikuar të hiqen 40 tabela.Po ashtu INUK porosit të gjithë individët dhe subjektet që kanë vendosur reklama në mënyrë të kundraligjshme t’i heqin sa më parë, pasi në të kundërt do të përballen me ligj.Në datën 27 gusht qeveria miratoi projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor, me synimin për të përmirësuar sigurinë në qarkullimin rrugor.Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor do të ndëshkohen 4-fish gjobë ata që vendosin reklama apo njoftime të paautorizuara në perimetrin e rrugës.ex/oranews.tv/