Kurbin, mulliri i Skënderbeut i kthyer në gërmadhë
Kjo ndërtesë, nga e cila kanë mbetur këto gërmadha ndodhet në vargmalet e Skënderbeut në Vinjoll te malësisë së Kurbinit. Nga banorët e zonës legjenda e saj ka mbërritur deri në ditët e sotme, dhe dikur quhej mulliri "Falë" pasi askush prej banorëve të zonës së thellë, nuk paguante për bluarjen e drithrave.Për historianin Zef Lleshi, vet Skënderbeu, furnizonte luftëtarët e tij nga ky mulli, i cili ishte larg syrit të pushtuesve osmanë, për shkak të thellësisë së zonës ku ndodhet. ndërsa sot nuk ka asnjë lloj vëmendje. Historiani apelon që vlerat historike të këtij mulliri të ruhen, duke bërë dhe rastaurimin e objektitI vetmi dhe të urojmë që jo i fundit investim që ka parë mulliri shumë shekullor, ka qenë ai I vitit 1974, aktualisht gërmadhat e këtij objekti vijojnë të jenë ende mbi dhe, në pritje për t'u shpalluar monument kulture.