PD: Drejtoresha e ISSH në Korçë që shkaktoi vdekjen e punonjëses, promovohet nga PS

Partia Demokratike ka denoncuar sot promovimin në kryesinë e PS në Korçë të drejtoreshë së ISSH Ana Verushin, që sipas PD ka sjellë vrasjen e një punonjëseje pak muaj më parë.Në një dalej për mediat nga selia blu, deputetja e qarkut të Korçës Eleina Qiricia e quan Verushin si një drejtoreshë monstër që solli vdekjen e një punonjëse, pasi ajo e largoi larg me punë.Opinion publik u trondit pak muaj më parë kur një specialiste e ISSH në Korçë vrau veten për shkak se drejtuesja e Institucionit e tranferoi larg duke pasur si synim largimin nga puna të së ndjerës, e cila punonte prej më shumë se 10 vitesh në institucion. Qytetarët korçarë protestuan para zyrave të ISSH në Korçë duke kërkuar përgjegjësi për drejtoreshën Ana Verushi, e cila ishte përgjegjësie për largimin nga jeta të specialistës që mbante e vetme familjes e saj.Por dyshja Rama-Meta, pasi bleu me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit zgjedhjet vendore në Korçë, pasi amnistoi në Kuvend me dhunën e kartonave këtë krim elektoral, pasi kërcënoi me të gjitha format të zgjedhurit demokrat, vendosi para dy ditësh të promovojë për në kryesinë e Qarkut të Korçës Ana Verushin, drejtoreshën monstër që shkaktoi vetëvrasjen e punonjëses së saj”, tha Qirici.Sipas PD, ky është një moral i dyshes Rama-Meta që nuk njeh moral dhe përgjegjësi, dhe me këtë model me çdo kusht do të largonte masivisht punonjësit në administratë."Ky është modeli Rama-Meta, që nuk njeh asnjë kufi morali dhe përgjegjësie. Ky është modeli që me çdo kusht do të largonte masivisht punonjës nga administrata dhe me çdo çmim. Ky është modeli i inkriminimit të administratës dhe institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, sepse për oligarkinë Rama-Meta, asnjë nuk ka më të rëndësishme se mbajtja e pushtetit me çdo mjet arbitrariteti, presoni dhe dhune", u shpreh deputetja demokrate.