Vrasja në Mirditë, i ngacmoi gruan, qëlloi me 30 plumba shokun e vjetër

Mirditë-Një 30 vjeçar nga fshati Lufaj i Komunës Selitë të Mirditës është ekzekuatuar me armë zjarri mesditën e djeshme, ndërsa e shoqja ka mbetur e plagosur rëndë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesditës së 1 shtatorit, ndërsa viktima Roland Kaçori është qëlluar më armë zjarri tip automatik në oborrin e banesës së tij nga fqinji Azem Ukaj.Nga plumbat u lëndua rëndë edhe gruaja e viktimës, Urjeta 24 vjeçe. Kjo e fundit është dërguar me një helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.autori i vrasjes ne mirdite(Në foto: Autori i vrasjes Azem Ukaj)Blutë e Mirditës u nisën me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, por terreni i tyre malor ka bërë që ata të mbërrijnë me vonesë. Autori ndërkohë kishte tentuar të arratisej, duke kaluar në pjesën e territorit të Matit.Falë një pune të mirëorganizuar të forcave të komisariatit të Mirditës dhe atyre të Burrelit, autori u vu në pranga dy orë pas ngjarjes tragjike. 29-vjeçari Azem Ukaj u prangos në Malësinë e Urakës në Mat, teksa po tentonte të arratisej drejt thellësisë së zonës.Dyshimet për vrasjenPas hetimeve të kryera, policia bëri të ditur pak orë pas ngjarjes se krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Nga hetimet e kryera deri tani është bërë e ditur se autori kishte ngacmuar bashkëshorten e atij, kur ka mësuar për këtë Ukaj është acaruar derisa një javë më parë kishte debatuar me shokun e fëmijërisë. Madje konflikti ishte ndezur derisa 30-vjeçari e kishte qëlluar Ukajn me grushte.Gjatë gjithë javës dukej se autori nuk e ka përtypur dot faktin e dhunës duke ndërmarrë edhe vendimin ekstrem. Ditën e djeshme ai ka marrë armën e zjarrit automatic duke qëlluar mbi 30 herë me breshëri automatiku mbi çiftin Kaçorri.Plumbat e dalë nga arma e atentatorit i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme 30-vjeçarit Kaçorri, ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur rëndë nga dy plumbat e marra (dy në këmbë dhe një në shpatull). Policia bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja automatiku, ndërsa tre prej tyre kanë kapur viktimën në kokë dhë në gjoks.Kanë qenë fqinjëte të afërmit të çiftit, të cilët të shokuar nga krimi kanë njoftuar policinë, ndërsa mësohet se ata kanë dëshmuar para grupit hetimor si çifti Kaçorri më parë kishte shkuar mirë me autorin dhe nuk kishin pasur konflikte, deri një javë më parë.DëshmitëNë komisariatin e policisë janë shoqëruar dhjetëra persona, të cilët do të japin detaje mbi rrethanat e krimit. Pritet që të përmirësohet edhe shëndeti i gruas që mbeti e plagosur, e cila do të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Pas arrestimit, në orët e vona të mbrëmjes është transportuar drejt policisë së Lezhës autori 29 vjeçar.Sipas hetuesve, ai është paraqitur në gjendje tejet të rëndë psikologjike, çka solli shtyrjen për disa orë të marrjes së dëshmisë së tij. Në momentet e para mësohet se autori ka thënë që shoku i tij, Kaçorri, i kishte ngacmuar të shoqen, duke mos e duruar dot këtë fakt.Nisur nga momenti i ngjarjes grupi hetimor thotë se autori nuk ka patur qëllim të vrasë gruan 24-vjeçare të viktimës. Kjo e fundit mbeti e lënduar nga breshëria e plumbave që derdhej me rrëmbim nga automatiku.Nuk dihet nëse autori e ka kryer veprimin ekstrem si pasojë e zbulimit të ngacmimit të së shoqes apo për shkak të krenarisë së cënuar kur u rrah prej viktimës.