Shpronësimet publike në Fier, vonesa në përfundimin e proçedurave
Fier-Proçesi i shpronesimit të objekteve publike në Fier ka hasur vonesë në përfundimin e shpejt të procedurave. Shkak për këtë fakt është bërë futja në sistem e zonave të Fierit nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.Luan Cala, në cilësinë e drejtuesit të drejtorise së legjislacionit pranë Bashkisë Fier tha se mosparaqitja e dokumentit të pronësisë bën që procedura të shtyhet në një afat tjetër.Sipas Cales, për të mos bllokuar vijimin e punimeve kryesisht ne bulevardin "Jakov Xoxa" është bërë një marrëveshje me qytetarët .Në Fier ka një numer të konsiderueshëm të objekteve publike që pritet të shpronësohen, vlera e të cilave është e përcaktuar nga qeveria në bazë të rretheve, ndërsa do të jenë fondet e Bashkisë së Fierit që do të mbulojnë shpronësimet e këtyre objekteve.