Shoqëria civile protestë: Fullani u ka mbyllur gojën deputetëve me para
Ora 16:30 e pasdites së sotme shoqërinë civile para Kuvendit, vendi ku ditë më parë nisën nëshkrimin e peticionit për shkarkimin e Gurvernatorit Ardian Fullani.Aktivistët dhe iniciatorët e nënshkrimit të peticionit, kanë vijuar punën në tavolinën e vendosur para Kuvendit, për mbledhjen e sa më shumë firmave nga qytetarët.Sot kur janë bërë 40 ditë nga megaskandali i vjedhjes së thesarit, shoqëria civile kërkon dorëheqjen e Fullanit dhe Këshilli Mbikqyrës të mbajë përgjegjësi.Gazetari, Basi Çollaku, akuzoi klasën politike për mosreagim ndaj skandalit të vjedhjes së BSH-së. Sipas tij politikanë të vjetër dhe të rinj janë kapur nga Guvernatori në këmbim të heshtjes së tij për abuzimet dhe llogaritë milionëshe të tyre në banka.“ Ata përballë nesh kanë kohë të zihen me njëri-tjetrin, Presidentin, me shenjtanin dhe të birin, me diplomatët, me çdo telash në botë ata duan fort të merren sot vetëm të mos flitet për Guvernatorin, për vjedhjen e parave se dikush ua ka mbyllur gojën. Këto gojë janë mbyllur me para.Me qindra milionë dollarë dhe jo për 7.2 sa kanë përsëritur deri tani se janë zhdukur. Deputetët kanë frikë të mos u dalë në ekranin e votimit për shkarkim Guvernatori Fullani se i tremb më shumë se ferri dhe djalli. Jo thonë ata, pushtetarë dhe ish-pushtetarë, këtë mos na e kërkoni, nuk e bëjmë dot. Na kërkoni të reformë territoriale, këtë e bëjmë pa pyetur askënd. Na kërkoni të shkarkojmë Presidentin, e bëjmë brenda ditës.Na kërkoni të bëjmë përshesh gjykatat, prokurorinë, inspektoriatet. Të gjitha këto i bëjmë për qytetarët thonë parlamentarët tanë paçka se këta janë të papavarur. Por jo Guvernatiori, thua të ketë sekrete për politikanët tanë të vjetër e të rinj në miliarda dollarë, në bankat në Zvicër e Qipro apo vende të tjera.E vërteta gjitshesi do dalë. Por Guvernatori mbetet përsëri i pavarur, kështu thotë Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, vetëm se ata duhet tu kërkojnë gjithmonë mazhorancës dhe qytetarëve të bashkohen me protestën dhe jo Guvgernatorin. Këtë pavarësi do ta kishte zili dhe Zoti.E prokuroria vazhdon të arrestojë persona gjithnjë e në periferi, mbase një ditë do arrestojë dhe fshatarët pranë objektit.Ne nuk jemi të sigurtë dhe paratë e qytetarëve janë në rrezik, ne nuk dimë nëse vjedhja ka ndaluar, kur rojtarët grabisin siguria ka marrë fund. Nuk mund të justifikohen me teori, të japin dorëheqjen" tha ai.Peticionin prej 13 mijë firmash nga qytetarët, përfaqësuesit e shoqërisë civile do t’ja dorëzojnë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.Shoqëria civile protestë para Kuvendit: “Deputetë shkarkoni Guvernatorin”Njoftimi për protestë në FB“Ftojme të gjithe qytetarët që kanë nënshkruar peticionin dhe të gjithe ata që do t’i bashkohen nënshkrimit të peticionit në ditet në vijim të protestojme para Parlamentit ditën e Hënë ora 16:30!Të40-tat e vjedhjes së pasurisë kombëtare, 17 punonjës të Bankes janë ndaluar, ndërsa Guvernatori dhe Keshilli drejtues nuk mbajnë përgjegjësi për megaskandalin.Kanë kaluar rreth 40 ditë që nga data kur u bë pulbike skandali i vjedhjes "zhdukjes" së mbi 7 milion$ nga thesari i shtetit.Janë mbledhur rreth 13 mijë firma qytetarësh të përgjegjshëm, të cilët kërkojnë që të shkarkohet Guvernatori Fullani si nje nga pergjegjesit kryesor të zhdukjes se mbi 7 milion$.Asnjë deputet nuk ka "kërkuar shkarkimin e Guvernatorit" nga detyra, duke adresuar problemin gjetkë.”