Arrestohet 18-vjeçarja nga Gramshi, sulmoi dhunshëm një grua shtatzanë

Gramsh – Një vajzë 18-vjeçare është arrestuar sot nga Policia e Elbasanit, pasi ka goditur me sende të forta, një grua shtatzanë, 21 –vjeçe.Shtatzana u dërgua menjëhërë në spitalin rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, kurse autorja e plagosjes me dashje, Kristiana Ibro, u arrestua në flagrancë.Sulmi ndodhi për motive banale në lagjen “Xhile Liçi” të Gramshit. Dosja e Ibros tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.ar.sh/Oranews.tv