Rusia: Nuk duam luftë me Ukrainën, Lavrov: Armëpushimi prioriteti i bisedimeve në Minsk
Moska nuk do luftë me Kievin. Një armë-pushim i menjëhershëm në Ukrainë duhet të jetë prioriteti kyç për negociatat që do të mbahen sot në Minsk.Kjo ka qënë deklarata e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili i bëri thirrje trupave ukrainase të braktisin pozicionet e tyre, prej nga ku mund të lëndojnë popullsinë civile.Përpara studentëve të Universitetit të Moskës, ku ishte i ftuar mëngjesin e sotëm, kreu i diplomacisë ruse tha se shpreson që në bisedimet e sotme në Minsk, Moska zyrtare do të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje të menjëhershme dhe pa asnjë kusht armë-pushimi ndërsa siguroi se nga ana e Rusisë në Ukrainë nuk do të ketë asnjë ndërhyrje ushtarake."Ne jemi për një zgjidhje absolutisht të paqtë për këtë krizë serioze". Në takimin e sotëm në Minsk, i dyti brenda një jave, i të ashtuquajturit "Grupi i kontaktit", përveç përfaqësues të Rusisë dhe Ukrainës, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.Zgjidhje paqësore kërkoi pak orë përpara takimit, edhe presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha se vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohen interesat e popullsisë lokale në lindje të Ukrainës.Javën e shkuar, në tryezën e bisedimeve u ulën edhe presidenti ukrainas Poroshenko dhe Shefi i Kremlinit, Putin, por përveç shtrëngimit të duarve, asgjë tjetër konkrete nuk u arrit mes palëve.