Sesioni i ri parlamentar, “patatet e nxehta” e debatet e vjetra në kuvend

Kur hyri këtu në 9 shtator, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, një gjë e kishte të sigurt, që po e niste punën me 83 vota.Nuk e dimë se sa i sigurt mund të ketë qenë kryeministri, por rrugës pati surpriza të mëdha me lëvizje deputetësh, përplasje të forta pozitë opozitë dhe siç tha kryeministri në seancën e betimit, s'keni parë gjë akoma.Një refren që e dëgjoi shpesh nga goja e opozitës, që e cilësoi këtë një kërcënim.Pakica nuk nguroi të braktisë kuvendin që në fjalimin e parë të Edi Ramës. Një praktikë që e ndoqi vazhdimisht gjatë punimeve kuvendore, që edhe në fund të sesionit, e gjetën në bojkot.Aksioni parlamentar i mazhorancës, u lehtësua së tepërmi, pasi brenda pak kohësh i siguroi shumicën e cilësuar të votave. Kalimi i Gjovalin Kadelit nga PD tek LSI dhe Luan Duzhës nga PR tek LSI, e çoi të majtën parlamentare në 85 vota. Edhe pse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur disa herë, se i kishte votat por donte konsensusin e opozitës, në fund ligjet konsensuale, i ka miratuar vetëm me shumicën  e tij.Në kuvend, përplasja e parë e ashpër do të vinte dy muaj më vonë. Zgjedhjet lokale në Korçë dhe publikimi i një video sipas së cilës votat për kandidatin socialist, Sotiraq Filo, ishin dhënë në këmbim të 2000 lekëve, e kthyen parlamentin në arenë debati. Kartmonedhat me foton e Edi Ramës, depërtuan deri në sallën e Kuvendit shoqëruar me akuzat e demokratëve për vjedhje të votave.Por kryeministri Edi Rama kishte vetëm një përgjigje:“Që kjo është séanca më e pështirë dhe më e turpshme që unë këtu kam asistuar. Po ja u përsëris këtu sot: Çdo gjë që ka lidhje me votën, për mua vetë dhe për të gjithë ne që për votën kemi luftuar shumë, kemi sakrifikuar jo pak, kemi humbur edhe njerëz, nuk është as e diskutueshme, as e negociueshme dhe ju keni të gjithë të drejtën e Zotit që interpretimin tuaj ta verifikoni përmes programeve të drejtësisë.”Debatet ashpërsoheshin nga seanca në seancë, dhe protagonist ishin kryeministri, kreu i kuvendit dhe ish kreu i qeverisë Sali Berisha.Nuk dihet nëse ka qenë e qëllimshme përpjekja e mazhorancës për ti dhënë Berishës tashmë deputet i PD-së, peshën e bashkëkryetarit të opozitës, por e sigurt është që shown në krahun e djathtë të parlamentit e ka drejtuar lideri historik i PD-së.Por diversionet e mazhorancës morën kundërpërgjigjen e opozitës, që shpesh e ka thirrur Metën bashkëkryetar të mazhorancës.Çfarë fshihet pas fjalës bashkëkryetar? Që Rama nuk merr dot vendime pa Metën, apo është një respekt i mbetur nga e shkuara e përbashkët e Berishës me kreun e LSI-sëNdërkohë, në Tetor, akti normativ i qeverisë që shtynte me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit të ri të administratës, u bë preteksti kryesor i përplasjes së parë politike mes mazhorancës së re dhe opozitës së re. Sipas qeverisë, Ligji për nëpunësin civil duhej rregulluar me akt normativ që të bëhej i zbatueshëm. Në funksion të kësaj, kërkohej shtyrja përtej 1 Tetorit e hyrjes në fuqi. Akti normativ i qeverisë u ankimua nga PD në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e shfuqizoi pak muaj më pas.Por mazhoranca  dhe opozita u përplasën edhe më ashpër pas publikimit të lajmit se Shqipëria mund të ishte destinacioni i mundshëm për asgjesimin e armëve kimike të Sirisë.Shqiptarët dolën në protestë, poshtë zyrës së Edi Ramës për t'i thënë jo përfshirjes së Shqipërisë në shkatërrimin e lëndëve kimike.Dhe vetëm një javë pas marrjes së detyrës, Edi Rama, dha një nga vendimet e tij më të vështira.Në kuvend, palët politike u përplasën fort deri në minutën e fundit. Buxheti i shtetit dhe paketa fiskale, e kthyen parlamentin për 24 orë në arenë debati, akuzash dhe fyerjesh personale. Megjithatë buxheti mori votat e mjaftueshme dhe u dekretua edhe nga Presidenti i Republikës.Janari do të hapte një tjetër betejë për shumicën qeverisëse. Realizmin e një prej reformave më të rëndësishme të saj, reformën administrativo territoriale. Që në seancën e parë të vitit të ri, mazhoranca miratoi ngritjen e komsionit bipartizan për realizmin e kësaj reforme. Por opozita vuri kushte për pjesëmarrjen në komision.Pas muajsh pritje, shumica ndryshoi përbërjen e komisionit, duke marrë kryesimin e saj dhe hartoi e vetme hartën e re administrative-territoriale.Vendimi i papritur i shumicës për të larguar kryeinspektoren e ILDKP-së, Zana Xhuka dhe votimin e Shkëlqim Ganajt në këtë post, rezultoi me vendimarrjen e opozitës për një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Prania e opozitës në sallë, shoqërohej me akuza të ashpra dhe fyerje personale, të cilat kulmuan me një fjalor jo etik të kryeministrit Edi Rama ndaj paraardhësit të tij, Sali Berisha. Kjo e detyroi shefin e mazhorancës të kërkonte për herë të parë ndjesë publike.Por parlamentin e priste një tjetër luftë, e cila u paralajmërua nga kjo deklaratë e ish ministrit të Mbrojtes Arben Imami:“Infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturë të transportit të lëndëve narkotike dhe për këtë duhet të vijë dhe të japi përgjigje ministrja këtu”Vetëm një javë më pas, Kodheli dha këtë garanci:“Nuk ka asnjë provë të vetme dhe fakt të vërtetuar që Forcat e Armatosura apo bazat e ushtrisë shqiptare janë të imlikuara në veprime kriminale për të cilat është folur kaq shumë këtë javë dhe për të cilat ju Forcat e Armatosura i keni akuzuar. Zero.”Madje shumica nuk nguroi as të bënte batuta me akuzat.Përtej deklaratave, shumica pranoi të ngrinte një komision hetimor për akuzat e opozitës për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.Por situata mori një tjetër rrjedhë, me rrëzimin në Divjakë të një avioni që dyshohet se transportonte drogë. Menjëherë pas ngjarjes, në Kuvend, demokratët kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.Pas kësaj ngjarje, opozita refuzoi të ishte pjesë e hetimit. Komisoni hetimor publikoi vetëm gjetjet e anëtarëve të mazhorancës. Kryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, tha se ka fakte që provojnë katërcipërisht se përmes aerodromit të Gjadrit, në periudhën 2012 dhe fillimviti 2013 të jetë kryer transporti në rrugë ajrore i lëndëve narkotike.Seacat kuvendore dominoheshin nga akuzat personale dhe batutat që kapërcenin nga njëra anë e parlamentit tek tjetra. Sigurisht nuk mungonin as dobësitë personale…Dobësitë personale u pasuan me përlasje politike, madje në disa raste dhe fizike.Demokrati Gent Strazimiri dhe socialistët Xhemal Qefalija, Armando Prenga dhe Gentjan Bejko, u rrahën me grushta.Pas dhunës fizike mes deputetëve, opozita braktisi komisionet parlamentare dhe seancat pleanre. Shumica në kuvend, iu gëzua e vetme edhe marrjes së statusit të kandidatit në 24 qershor.Rikthimin në kuvend, opozita e shoqëroi me ashpërsimin e kritikave për lëvizjet në Policinë e Shtetit. Akuzuat rezultuan me ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor, por në fund palët dhanë dy raporte të ndryshme për hetimet e bëra.  Shigjetat e akuzave nuk kursyen as Drejtorin e Përgjithshëm, Artan Didi.Ky sesion parlamentar, solli dhe rastin e parë të përjashtimit nga punimet kuvendore të ish-kryeministrit, Sali Berisha. Një deklaratë fyese e tij ndaj ministrit Erjon Veliaj, u pasua me vendimarrjen e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e tij për 10 ditë nga punimet e parlamentit.Vendimi u pasua me bojkot nga opozita, e cila iu rikthye seancave për shkak të adresimit në kuvend nga presidenti i KE, Hoze Manuel Barroso.Në sallën e kuvendit, pritshmëria e publikut dhe atyre që votuan mazhorancën, ishte miratimi i reformave. Për arsye që nuk janë sqaruar mirë, mazhoranca nuk ka prodhuar shumë ligje.Sherret nuk kanë munguar, ligje nuk janë bërë, pjesa më e madhe e konflikteve verbale ka qenë mes deputetësh të veçantë apo aferash specifike.Një tjetër përplasje fizike u shënua këtë herë në ambjentet e parlamentit të Shqipërisë.Demokrati Gent Strazimiri u sulmua fiziksht nga deputetët Arben Ndoka e Pjerin Ndreu.Byroja e hetimit ndëshkoi socialistët me përjashtimin me shtatë ditë nga pjesëmarrja në Kuvend e deputetit të PS-së, Arben Ndoka, dhe me tri ditë socialistin Pjerin Ndreu.Por për opozitën kjo ishte vetëm një larje duarsh.Sulmi ndaj deputetit Strazimiri ishte një përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës, për të cilën sipas demokratëve nuk ka më vend në Kuvend. Demokratët vendosën të bojkotojnë Kuvendin e Shqipërisë, bojkot që e respektuan deri në fund të sesionit parlamentar.Përballë opozitës bojkotuese, e majta vijoi e vetme me miratimin e ligjeve dhe rrëzimin e dekreteve të Presidentit Bujar Nishani, me të cilin tashmë është në një konflikt të hapur politik.Njëri pas tjetrit, kreut të shtetit iu rrëzun dekreti për kthimin për rishqyrtim të ligjit të ILDKP-së, akti normativ për shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil, dekretet për anëtarët e Gjykatës së Lartë, ligjin e ushtrisë e një sërë ligjesh të tjera.Por qetësia e një mazhorance solide u prish me humbjen e shumicës së cilësuar në kuvend.Deputetë të koalicionit që kishin shprehur rezerva ndaj reformës territoriale, i bllokuan Edi Ramës, votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar.Në seancë munguan Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Parid Cara, Andrea Marto, Armando Prenga, Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Mark Frroku.Por një tjetër pamje ofroi seanca e fundit plenare.Mazhoranca  kaloi provën e 84 votave në seancën e fundit të sesionit, kur falë mobilizimit të të gjithë deputetëve miratoi ligjet me shumicë të cilësuar, por u përça me aleatin e saj, PDBNJ, për  shkak të reformës administrative - territoriale.Harta e re, që e ndan Shqipërinë në 61 njësi vendore, u miratua me 88 vota pro, 5 prej të cilave deputetë opozitarë të PDIU-së, por mori abstenimin surprizë të LSI-stit, Vangjel Tavo dhe votën kundër të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule.Votimin, e parapriu, debati i ashpër për Himarën, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu të PBDNJ-së Vangjel Dule, që duket se do shënojë edhe fundin e bashkëjetesës së kësaj partie në koalicionin e majtë.Demokratët vijuan bojkotin edhe në këtë seancë të fundit, bojkot që u thye nga deputeti Nard Ndoka, i cili u paraqit në seancë vetëm për të shprehur votën kundër reformës.Në seancën maratonë prje 6 orësh, shumica miratoi një sërë ligjesh me 84 vota, shumë prej të cilave mjaft të debatuara si KLD, Policia e Shtetit.Në fund të sesionit, shumica ia kishte dalë që me 84 votat e saj të miratonte 145 ligje, sipari i të cilëve u hap  me  ndryshimin në ligjin e mbetjeve, ku i pritej rruga importit të plehrave në vendin tonë.Gjatë dy sesioneve, mazhoranca miratoi edhe  strategjitë e sigurisë kombëtare, ndryshimet në kodin e procedurës penale, dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik, projektligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ligjin për arsimin e lartë, marrëveshja e huamarrjes me FMN dhe një sërë projektligjesh të tjera.Tashmë parlamentin e pret një sesion i ri, që do të hapë dyert të hënën e 1 shtatorit.140 deputetë kanë përgjegjësinë e një vendi që ka statusin e kandidatit. Kanë mbi supe përgjegjësinë përpara qytetarëve që i kanë votuar për të adresuar sa më parë problemet e tyre të mprehta. Për ti dhënë një zgjidhje urgjente drejtësisë në Shqipëri, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe nevojën për të dalë mbi veten dhe historikun e së shkuarës, për tu future kështu në binarët e një demokracie funksionale ku mbizotëron dialogu politik.Por së paku, deri më tani axhenda e seancës së parë është përcaktuar. Mazhoranca ka paralajmëruar se puna e parë që do të bëjë është të rrëzojë dekretet e kreut të shtetit, që i ktheu shumicës për rishqyrtim në kuvend, ligjin për KLD, Gjykatën Administrative, Policinë e Shtetit dhe Reformën adminsitrativo - territoriale.Kjo sepse shumica sipas Edi Ramës, në këtë sesion të ri, ka një tjetër sfidë, reformën në drejtësi.Por nisja e sesionit të ri përkon edhe me një tjetër temë të nxehtë, vjedhja e 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Eksponentë të shumicës kanë kërkuar që sesioni të nisë pikërisht me vjedhjen. Por nëse do nisë kuvendi me çështjen e parë, atë të parave, kjo mbetet për tu parë.