Historiani "rrëzon" Mësonjtoren e Korçës: Shkolla e parë shqipe në Kurbin

Kurbin - Pavarësisht njohjeve historike, të gjithë e dimë që shkolla e parë shqipe daton më 7 mars të vitit 1887, me mësues dhe drejtor të parë, Pandeli Sotirin.Por në Kurbin, një historian i zonës hedh idenë e guximshme që në Skuraj shkolla ka ekzistuar që në vitin 1632.Për historianin Kastriot Marku, shkolla e parë ka qenë në një ndërtesë që më pas funksionoi si një kishë që sot i kanë mbetur vetëm gërmadhat.“Tashmë me një hartë të vitit 1689 saktësohet se në vitin 1632 hapet një nga shkollat e para shqipe. Në relacionet e vitit 1641 dhe 1644 rrëfehet konkretisht se këtu funksiononte një shkollë në rangun e një kolegji, Kjo është një dëshmi tjetër kulturore me mjaft rëndësi e kësaj kohe që tregojnë për fillimet e shkollimit shqip”, shprehet Kastriot Marku.Nga dokumentet e kohës që historiani ka mundur të gjejë dhe faktojë, shkolla e Skurajt ka qenë laike dhe në të mësonin shqipen nxënës nga e gjithë malësia e Kurbinit. Mësues i parë i kësaj shkolle ka qenë Gjon Koleci./nzh/oranews online/