Siri, përleshje mes rebelëve dhe paqëruajtësve filipinas
Paqeruajtësit filipinas të bllokuar nga rebelët në Lartësitë e Golan që shtrihen mes Izraelit dhe Sirisë, janë sulmuar sot në mëngjes.Lajmi eshte bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Filipine Voltaire Gazmin.Ai tha se sulmi kishte filluar herët të shtunën, (30 gusht) por nuk dha hollësi mbi ngjarjen apo për viktima të mundshme.Ditët e fundit u deklarua se rebelët sirianë kanë marrë peng 44 paqeruajtës të OKB-së dhe janë marrë peng dhe 75 filipinas janë rrethuar ne pikën e kalimit të Golan.Besohet se rebelët i përkasin frontit ekstermiste Al Nusra, degë e al-Kaedës në Siri.Guzman tha për gazetarët sot se ushtarët filipinas ishin sulmuar në kampin 68. Kurse të tjerët janë përqendruar në kampin numër 49, 69 rreth 4 km larg, dhe thuhet se janë në zonë të mbrojtur dhe të sigurtë. Organizata njoftoi se po bën çmos që të sigurojë lirimin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Forca e OKB-së UNDOF monitoron marrëveshjen e armëpushimit të vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë.Misioni ka aktualisht 1.200 ushtarë nga gjashtë vende të botës: India, Irlanda, Holanda, Nepali, Filipinet dhe ishujt Fixhi. Javën e kaluar qeveria Filipine tha se do të sjellë në shtëpi forcat e saj paqëruajtëse. 331 trupa ndodhen në Lartësitë Golan që nga muaji tetor pas përkeqësimit të situatës atje. Izraeli kapi shumicën e Lartësive të Golan, një pllajë strategjike në Jugperëndim të Sirisë gjatë vitit 1967 .Të dy vendet nënshkruan një armëpushim në vitin 1974, pas së cilës UNDOF u vendosën në vend për të monitoruar zonën.