KQZ mblidhet të hënën për asgjesimin e fletëve të votimit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi për mediat bën të ditur se "KQZ mblidhet të hënën për problemin e asgjesimit të fletëve të votimit dhe hapjen e kutive të votimit e materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet e Kuvendit të 23 qershorit"Po ashtu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpjegon rendin e ditës ku në fokus janë Projekt-vendimi "Për një ndryshim në Vendimin nr.8, datë 10.02.2014, "Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013", si dhe projekt-vendimi "Hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23.06.2013".Marre nga ata.gov.al