Islami shpërthen në media: Lashë Francën, erdha në halenë e Europës
Tirane- “...Isha mirë e bukur në Francë dhe mora gruan, fëmijët me gjithë lecka dhe i solla këtu në halenë e Europës. Erdha këtu me parfum francez dhe pastrova m..tin e babait të Ditmir Bushatit, të Ledi Shamkut, të gjithë atyre që i mban sot Edi Rama afër…” – kështu është shprehur Katriot Islami, dikur deputet i PS-ë tani deputeti i grupit parlamentar të PD-së.Në një intervistë të botuar sot në gazetën “Dita” për gazetaren Mira Kazhani Islami ka rrëfyer ditët kur u shkëput nga PS-ja:“...Ku ishin votuesit, kur Edi Rama më hodhi në humnerë? Më tha ose të vras unë, ose vrit veten. I thashë djalit të Mehmet Shehut. Ai vrau veten, por unë jo, nuk ja lejoj askujt atë kënaqësi...”Duke folur për pse-të e kalimit te Berisha, Islami thotë: “…Askush nuk më doli në krah, as Gramoz Ruçi. Saliu më tha: Si je? I vdekur,- i thashë. Ai më shtriu dorën! Doja të hakmerresha. Me Sali Berishën, u bashkova për t’i treguar këtij vendi se Rama është më i keq se Berisha. Ai të paktën nuk të lë të vdesësh…”Islami nuk mungon as sulmi për të rinjtë në PS: “…E ke parë si e ka bërë partinë? Pse G99 janë e ardhmja? Nejse, se pederastia tashmë ka emër tjetër, quhet orientim liberal…” – thotë Islami duke regjistruar kështu edhe një deklaratë që me siguri nuk do t’u pëlqejë organizatave që mbrojnë diversitetet, shkruhet në faqen online të gazetës Dita.Islami përgenjështron: Kthimi në atdhe s’ka lidhje me familjen, isha beqarVetëm pak orë pas publikimit të lajmit, deputeti Islami ka hedhur poshtë vërtetësinë e kësaj interviste, duke e cilësuar një spekulim nga media që kanë përfunduar në duart e oligarkisë.“Spekullimin nuk duhet ta pergenjeshtrosh... Ate duhet ta injorosh... Ose ta kthesh ne qesharak.... ***** Ne nje vend me media ne duart e oligarkise... Nje politikani i botuan nje shkrim ne forme interviste te padhene... Kur ai mori dhe pyeti ku eshte gjetur kjo interviste, ata ju pergjigjen: Burimi nuk tregohet... ***** Une kam mbaruar doktoraten ne France ne vitin 1985... Dhe jam kthyer ne atdhe ne shtator 1985... Kam qene i pamartuar ne ate kohe.... Kthimi im ne atdhe nuk mund te kete lidhje as me familjen e as me femijte... **** Te tjerat jane me te lehta per tu cmontuar, por nuk ja vlen...” shkruan ai në fb.