Facebook, Whatsapp mbërrin në smartwatch të Google

Facebook hynë në tregun e smartwatcheve. Kompania e Mark Zuckerberg ka marrë Whatsapp, shërbimin e mesazheve me 500 milion përdoruesa aktiv, i blerë nga rrjeti social shkurtin e kaluar për 19 miliard dollarë.Whatsapp vjen në bashkëpunim me sistemin operativ Android Wear, një aplikacion i cili është i projektuar për orat e zgjuara dhe për pajisjet e tjera të vendosshme.Aplikacioni, i cili është i disponueshëm në versionin beta, ju lejon të lexoni mesazhet tuaja në dorë dhe të përgjigjeni me anë të njohjes së zërit. Në ditët e fundit, Facebook kishte lançuar një version beta për smartwatch në aplikacionin e saj të mesazheve, Messenger.Në këtë moment Android Wear është prezent në disa smartwatch, përshembull në disa modele të Motorola dhe Samsung.Tregu duket i gatshëm tashmë në muajt e ardhshëm për mbërritjen e orave e zgjuara nëpër dyqane. Ndërmjet tyre, edhe iWatch i Apple, pritet të jetë në dyqane deri në fund të vitit./o.b/oranews.tv/