Lufta kundër Shtetit Islamik, Tirana nis dërgimin e armëve drejt Irakut

Tirana ka nisur të transferojë sasi të mëdha armësh dhe municionesh për kurdët në Irak për të ndihmuar në ndalimin e avancimit të shtetit islamik. Një burim nga Ministria e Mbrojtjes, por që ka dashur të mbetet në anonimat, i ka thënë agjencisë së lajmeve BIRN se transferimi i armëve ka nisur pas vendimit të marrë nga qeveria këtë muaj.Të paktën një avion transporti C-17 i forcave ajrore amerikane, i cili zakonisht përdoret për të transferuar armë e municione, ka lënë aeroportin “Nënë Tereza” të dielën.Sipas një vendimi të marrë më 22 gusht, Shqipëria do të dërgojë 22 milionë fishekë AK-47 7. 62 millimeter, 15,000 granata dore dhe 32 mijë granata hedhëse të kalibrave të ndryshëm për forcat kurde në Irak. Po kështu Shqipëria do t’i dhurojë edhe 10 mijë automatikë 7.62 mm, model 56, Policisë Kombëtare Afgane.Dje Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel, falenderoi Shqipërinë por edhe aleatët e tjerë për mbështetjen e njerëzve në Irak në luftën e tyre kundër ISIS. “2 javë më parë unë urdhërova ngritjen e një grupi të udhëhequr nga SHBA për të shpejtuar përpjekjet e furnizimit me armë të forcave kurde në veri të Irakut. Përpos mbështetjes nga SHBA dhe qeverisë qëndrore të Irakut në Bagdad, edhe 7 vende të tjera si Shqipëria, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia Franca dhe Anglia janë përkushtuar në ndihmën për të ofruar armë dhe pajisje të tjera në mënyrë urgjente ndaj forcave turke. Operacionet kanë filluar dhe do të përshpejtohen në ditët në vijim kur edhe vende të tjera pritet të kontribuojnë. Do të doja të falenderoja seicilin nga këta aleatë për punën përkrah ushtrise amerikane. Kjo përpjekje shumëkombëshe e cila po koordinohet nga qeveria e Irakut në Bagdad do të ndihmojë në masë të madhe forcat kurde të zmbrapsin kërcënimin brutal terrorist të ISIS.Vendosmëria e popullit irakian dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u përballur me kërcënimin e ISIS është në rritje dhe Shtetet e Bashkura po shohin përpara për të punuar me miqtë tanë nga e gjithë bota për të ndihmuar në këtë përpjekje” thuhet në deklaratën e Departamentit të Mbrojtjes që mban datën 26 gusht 2014.Oranews.tv