Përgjimet e Gjermanisë, Bushati: Do trajtohet në kanale diplomatike
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati garanton se do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Gjermaninë dhe çështja e përgjimeve do të trajtohet në kanale diplomatike.Kjo është përgjigjja zyrtare që shefi i diplomacisë shqiptare dha sot për përgjimet që Shërbimi informative Gjerman (BND) kishte bërë për Shqipërinë e Turqinë.I pyetur nga gazetarët sot paradite në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Letonisë, ministri Bushati tha:“Mirëkuptoj ndjeshmërinë e opinionit publik dhe medias për të tilla çështje. Më lejoni gjithashtu të garantoj opinionin publik se ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Gjermaninë si një vend partner strategjik sa i përket ecurisë së Shqipërisë në proçesin e integrimit në BE. Kur them jemi në kontakt , kjo është një çështje që do të trajtohet në kanale diplomatike.Nga ana tejtër nuk duhet të harrojmë që ne jemi dy vende anëtare të NATO-s, ka ndërveprueshmëri mes dy vendeve tona siç ka shpesh mes aletarëve në nivelin politik, në nivelin ushtarak dhe atë të shërbimeve inteligjente. Kur vjen puna për çështje si terrorizmi, krimi i organizuar apo forma të tjera që sot janë kthyer në kërcënim për sigurinë kombërare jo thjesht të një vendi, por të një grupi shtetesh, të cilat përfaqësojnë qytetërimin perëndimor. Mendoj se ndërveprueshmëria është një element kyç, pasi këto janë fenomene që kalojnë kufinjtë zyrtarë të një shteti,” tha ministri Bushati duke iu përgjigjur një pyetje në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Letonisë.(Video: Deklarata e Bushatit për përgjimet e Gjermanisë)Bushati: Asnjë prej mjeteve diplomatike s'ka pse të jetë e përjashtuarMë tej ai shtoi: "Shqipëria do ta trajtojë këtë çështje në kanale zyrtare dhe diplomatike dhe nuk kam çfarë të shtoj më shumë se deklaratës së kancelares Merkel se çështjet e sigurisë kombëtare janë çështje që gjejnë adresim në kanalet e duhura diplomatike e zyrtare. Asnjë prej mjeteve që përdor diplomacia në këtë drejtim nuk ka pse të jetë e përjashtuar"