Samsung, në mbërritje dy smartfona të cilësisë së lartë

Në muajt e ardhshëm, Samsung do të sjellë në treg dy smartfona të cilësisë së lartë, një mund të jetë Galaxy Alpha rivali i ri i iPhone, një veprim që shërben për të përballuar konkurrencën në rritje.Kjo u njoftua nga Zëvendës Presidenti i kompanisë, Kim Hyun-Joon. “Një nga dy pajisjet do të ketë një “ekran të madh”, ndërsa tjetri do të ndërtohet duke përdorur “materiale të reja”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme. Për disa blogje të specializuar lançimi mund të ndodhë në gjysmën e parë të muajit të Gushtit.Sipas thashethemeve që qarkullojnë në javët e fundit, pajisja me një ekran të madh mund të jetë versioni i ri i Galaxy Note, “phablet” ku Samsung bën përditësime çdo vjeshtë dhe këtë vit mund të vijë nëpër dyqane në të njëtën kohë me iPhone 6.Ndërsa për smartfonin e dytë të njoftuar, që thuhet se mund të jetë Galaxy Alpha, do të jetë modeli i parë me një varg pajisjesh që karakterizohen nga trupa metalikë, ose një version premium i Galaxy S5 që vjen me shasi alumini.Duke paraqitur rezultatet e fundit financiare, Samsung ka deklaruar një rënie neto të fitimeve për herë të parë në tre vitet e fundit për shkak të shitjeve të smartfonëve më inferiorë. Sipas fimrës kërkimore IDC, nga prilli deri në qershor, në shtëpinë e Koresë së Jugut janë shitur 74,3 milion smartfona në gjithë botën, një shifër e ulët në krahasim me 77.3 milion të një viti më parë./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter