Instagram lançon aplikacionin Bolt

Familja e chatit vazhdon të zgjerohet, me Facebook i cili do që të jetë asi në çdo gjë. Në listën e aplikacioneve të Instagram, i cili zotërohet nga Mark Zuckerberg, shtohet dhe Bolt i cili është duke u testuar në tre shtete përpara se të përhapet në gjithë botën. Aplikacioni Bolt ju lejon që të dërgoni foto dhe video vetëm me një të prekur tek lista e kontakteve.Aplikacioni është aktualisht në dispozicion në Zelandën e Re, Singapor dhe Afrikën e Jugut dhe planet e kompanisë janë për ta shpërndarë atë në pjesën tjetër të botës.“Ne kemi vendosur ta nisim fillimisht vetëm në disa vende për të siguruar një eksperiencë më të mirë me përdoruesit tanë. Objektivi është që aplikacionin në të ardhmen ta ngrejmë në shkallë më të lartë”, shpjegoi zëdhënësi i Instagram.Vetëm dje, Facebook paralajmëroi përdoruesit që chati i rrejtit social do të transferohej në pajisjet mobile në aplikacionin e saj Messenger. Ndërsa një javë më parë ai lançoi Slingshot, aplikacionin e mesazheve për të “rrëmbyer” audiencën e të rinjve./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter