Facebook zgjerohet në Afrikë, akses falas në web
Rreth një viti pas prezantimit të Internet.org që ka si qëllim të ketë web të aksesueshëm në vendet e varfëra, Facebook lançon një aplikacion që lejon qasje të lirë në Internet në popullin e Zambia.Aplikacioni ju lejon të lidheni me faqet specifike të "interesit publik" të cilat japin informacion mbi shëndetin dhe punën, si dhe në rrjetin social.Internet.org u lançua nga kompania e Mark Zuckerberg në bashkëpunim me gjashtë kompani, duke përfshirë Samsung dhe Nokia.Aplikacioni i cili u lançua këto ditë, në bashkëpunim me operatorin Airtel, është quajtur Internet.org dhe shfaq faqet e lajmeve, shëndetit, punës dhe motit, së bashku me Wikipedian dhe Facebook.Aplikacioni është i disponueshëm për smartfonët me sistem operativ Android, por shërbimi është i aksesueshëm edhe në aplikacionin e Facebook në faqen Internet.org.Nga 2010 e deri më sot, me iniciativën "Facebook Zero", rrjeti social ka lidhur partneritet me mbi 150 operatorë mobile për të ofruar një akses falas në faqen e saj, por kjo është hera e parë që i jepet mundësia që të navigoj dhe në faqet e tjera./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter