Bien eksportet, eksperti Faslia: Shkak, përdorimi i pesticideve
Qeveria neglizhon fermerët dhe problemet e tyre reale në paketën e re që është miratuar për bujqësinë.Ish-Zv.ministri i Bujqësisisë Ndoc Fasllia shpjegon se aktulisht vështirësitë më të mëdha me të cilat hasen fermerët janë kostot e larta të prodhimeve që vijnë si pasojë e çmimeve të larta të plehrave kimike si dhe të punimit të tokës. Ndërkohë që këto element nuk përfshihen në skemë.“Në gjykimin tonë ajo që shihet në këtë document është neglizhenca që i bëhet fermerit. Një ndër problemet madhore në bujqësi është kostoja e lartë e prodhimit vendas dhe kjo vjen për shkak të cmimeve të larta të imputeve bujqësore. Në këtë paketë nuk ka asnjë insetive që e konsideron këtë problem dhe lehtëson cmimet e blerjes së këtyre impouteve”, tha Faslia.Sipas Fasllias kjo paketë fiskale nuk mbështet fermererin dhe prodhimin vendas por vetëm disa importues.“Do të jetë një goditje e rëndë për prodhimin vendas. Uroj që mos jenë me qëllime të caktuara sepse pot a shohësh në tërësi këtë paketë nuk i vjen në ndihmë fermerit por i shërben vetëm 10-15 importuesve në Shqipëri”, u shpreh Faslia.Një fakt që kundërshtohet në paketë është edhe mënyra se si është parashikuar komepnsimi i TVSH-së.“Absurdi në këtë inisiative ligjore është se kompesimi i TVSH i lihet në dorë tregtarit dhe nuk merret përsipër nga qeveria dhe shteti”, tha ish-zv/ministri i Bujqësisë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter