Shkodër, Azili s'ka kapacitet, shqetesim prania e të sëmurëve mendorë
Shtëpia e të moshuarve në Shkodër nuk ka më hapësira për të pritur kërkesa të reja për strehimin e kësaj shtrese, pasi aktualisht në të jetojnë 73 persona nga 70 që ka kapacitetet kjo godinë.Lajmin e konfirmon për "Ora News" drejtoresha e këtij institucioni Vildana Gushta, e cila sqaron se shkak për këtë situatë është bërë edhe akomodimi i disa personave me aftësi ndryshe, jashtë çdo kriteri ligjor.Një tjetër problem kyç që ka ky institucion është edhe amortizimi i godinës, e cila sipas drejtoreshës ka nevojë për rikonstruksion përpara hyrjes në stinën e dimrit. Gjithashtu në shërbim të të moshuarve nuk ka një mjek të përhershëm, por vetem me kohë të pjesshme që i duhet të përballojë fluksin e lartë të shqetësimeve që ka kjo moshë.Prej vitesh shtëpia e të moshuarve në Shkoder ndodhet në këtë gjendje dhe megjithë apelin e vazhdueshëm, asnjë zgjidhje nuk është gjetur nga pushteti vendor dhe ai qëndror.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitterex/oranews.tv/