Korçë, përkujtohet 82 vjetori i vdekjes së Marigo Posios
Korçe-Në ambjentet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korçë është përkujtuar 82-vjetori i vdekjes së Marigo Posios, vajza që qëndisi flamurin e pavarësisë. Ajo ishte një nga të parat nxënëse të shkollës Mësonjëtorja e Parë Shqipe.Në aktivitetin e organizuar për këtë përvjetor sipas drejtorit të Muzeut Niko Kotherja u ekspozuan për herë të parë relikat e vetme të mbetura nga familja Posio dhe vet Marigoja.Për familjarët e Marigosë, kjo ekspozitë është një nder dhe respekt i veçantë për familjen dhe jo vetëm pasi pikërisht në këtë ndërtesë qëndistarja e flamurit ka marrë mësimet e para të gjuhës shqipe.Në ekspozitën e zhvilluar në kuadër të 82-vjetorit të vdekjes së Marigo Pasios përveç miqve e familjarëve morën pjesë edhe vizitorë vendas dhe të huaj.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter