Tiranë, i shembet shtëpia, familja godet me gurë INUK, ndërhyn Policia
Tiranë – Një konflikt i ashpër me mjaft tension ka shoqëruar sot, prishjen e një shtëpie në rrugën e Elbasanit në kryeqytet ndërmjet familjes Dushku dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, që po punon në këtë zonë për t’i hapur rrugën ndërtimit të rrugës dytësore Tiranë – Elbasan.Familja e Bashkim Dushkut ka kundërshtuar shembjen e shtëpisë nga INUK-u, që i kishte dërguar fadromat vetëm pak metra larg shtëpsië, duke goditur me gurë dhe mjete të tjera të forta punonjësit e Inspektoriatit. Madje, në tentativat për të mbrojtur shtëpinë, ata janë vendosur edhe para hyrjes së saj trup më trup. Gjatë kësaj përplasjeje, një nga familjarët ka pësuar tronditje të madhe dhe ëshë dërguar në spital. Familja Dushku pretendon se shtëpia e ndërtuar para 25 vjetësh, me kursimet e tyre në emigracion, është në proces legalizimi. (Lexo më shumë)Gjatë sulmit të familjarëve kundër punonjësve të INUK-ut është dashur dnërhyrja e Policisë së Shtetit për të mbrojtur këta të fundit dhe lejuar vazhdimin e aksionit. Pas largimit me forcë të familjarëve, fadromat e INUK-ut e kanë shembur shtëpinë dhe i janë drejtuar edhe dy banesave të tjera, të programuara për t’u shembur. Në njëjrën prej tyre, heqja e tjegullave ishte bërë paraprakisht nga vetë banorët e saj.Ndërkohë INUK përfundoi rreth orës 17:00 aksionin për prishjen e objekteve të paligjshme të skualifikuara nga procesi i legalizimit përballe Sofres se Ariut për t’i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës së Elbasanit dhe tek mbikalimi i Saukut.Operacioni i drejtuar nga kryeinspektori i INUK, Zyhdi Dajti, me gjithe vështiresite e krijuara nga kundershtimi i banorëve, përfundoi me sukses me prishjen e 3 objekteve. Aksioni do të vijoje nesër me prishjen e objekteve te mbetura.Njëherazi aksioni i INUK do te rinise neser paradite edhe te Unaza e Re.(Video: Gazetarja Klementina Cenkollari në lidhje telefonike duke raportuar nga vendi i ngjarjes)ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter