Fier, kryepeshkopi Janullatos nderon figurën e Shën Kozmait

Fier-Qindra besimtare të fesë ortodokse kanë marrë pjesë në kremtimin e 300 vjetorit të Shen Kozmait në fshatin Kolkondas në komunën Libofshe.Kryepeshkopi Anastas Janullatus  në praninë e qindra besimtareve dhe prifterinjeve të lartë nga Greqia mbajti mengjesoren dhe liturgjinë hyjnore të drejtuar nga sinodi i shenjte i Kishes Ortodokse autoqefale të Shqiperiose.Të pranishmit vizituan edhe varrin e Shen Kozmait ,i cili ndodhet në ambjente e kishës në Kolkondas te Libofshës.fier, janullatos2Por nga ana tjetër Shoqata Atdhetare e cilia kishte paralajmëruar se do të protestonte, nuk ka zhvilluar protestën. Ata e kanë konsideruar figurën e Shën Kozmait si antishqiptare. Prej disa ditësh shoqata ka kundërshtuar mbajtjen e Liturgjisë gjatë ditës së sotme nga kryepeshkopi Janullatos.Përfaqësues të shoqatave kanë deklaruar se duhet të nderojmë figurat e kombit shqiptar, dhe jo ato antishqiptare si Shën Kozmai.Ndërsa Kisha Ortodokse Shqiptare e konsideron figurën e Shën Kozmait si “mbrojtësin e Shqipërisë” që përhapi në vendin e pushtuar nga otomanët, kulturën, ligjin dhe moralin e krishterë siç i ka edhe qytetërimi europian.Sipas tyre Shën Kozmai, i cililindi më 1714, në një fshat të Etolisë (krahinë përballë Patrës)këshilloi arsimin dhe luftoi për të, duke ngritur më shumë se dyqind shkolla, numër mjaft i lartë për kushtet e atëhershme. E kishte zakon të thoshte:- “Shkolla hap kishat”. Profetizoi pa gabuar dhe bëri mrekullira.Populli dhe komitët e respektonin thellësisht dhe islamizimet pushuan. Por hebrenjtë e urrenin, u dhanë para turqve, të cilët edhe pse e vlerësonin, lëshuan pe dhe vendosën vdekjen e tij. E varën në pemë më më 24 gusht 1779 rruges për Berat dhe pastaj e hodhën në lumin Seman.Ali Pasha i Tepelenës ndërtoi me shpenzimet e tij një kishë të madhe e të bukur, në Kolkondas te Fierit, pranë vendit ku u nxorr nga lumi dhe aty ku u varros trupi i tij, duke i dhënë kështu masën e vlerësimit e të nderimit hierodëshmorit. Konsiderohet si mbrojtës i arsimit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitterex/oranews.tv/