Shërbimet sekrete gjermane përgjuan Shqipërinë para hyrjes në NATO

Shërbimi Federal Informativ Gjerman ka përgjuar edhe Shqipërinë, që prej vitit 2009. Lajmi është bërë i ditur nga revista gjermane "Der Spiegel", sipas së cilës Shqipëria ishte konsideruar si një vend "Bërthamë". Kjo do të thotë se shërbimi sekret gjerman e konsideronte vendin tonë si operativ, pra intensivisht të përgjuar.Revista "Der Spiegel" raporton duke cituar burimet e veta se përgjimi ndaj Shqipërisë ka nisur përpara se ajo të anëtarësohej në NATO dhe ka vijuar edhe pas anëtarësimit. Mësohet se përgjimi ka patur për qëllim luftën kundër krimit të organizuar, teksa nuk dihet se kë kanë patur gjermanët nën përgjim.Më herët edhe SHBA-të kanë përgjuar vendin tonë. Dokumentet e Eduard Snouden nxorrën në dritë faktin se NSA, Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare kishte përgjjuar edhe kryeministrin e asaj kohë, Sali Berisha, në vitin 2009, mes shumë liderëve të tjerë botërorë, ku përfshihej edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.Sipas revistës prestigjoze gjermane, edhe Gjermania ka përgjuar krerë institucionesh dhe politikanë. Kur vetë kancelarja Merkel mësoi se edhe Gjermania e vetë ajo ishin vënë nën përgjim prej vitesh nga NSA-ja amerikane, reagoi me zemërim, duke thënë se "miqtë nuk përgjohen". Mirëpo, fakti se vetë Gjermania ka përgjuar dy vende aleate të NATO -s, e ndërlikon paksa situatën, në raport me deklaratat e saj.Emrat e Shqipërisë dhe Turqisë u shfaqën në një listë që bashkëpunëtori i Shërbimit Informativ Gjerman dhe njëkohësisht spiuni i CIA -s, Markus R. ua kishte dhënë klientëve të tij. Bëhet fjalë për rreth 1 mijë faqe informacion, ku kishte edhe dokumenta që klasifikoheshin si "delikatë". Por cili do të jetë tashmë reagimi i Qeverisë së Tiranës pas publikimit nga mediat gjermane të këtij lajmi? Gazeta "Frankfurter Allgemeiner Zeitung" shkruan se një zbulim i tillë vjen në një moment vërtet delikat pasi kryeministri Rama do të vizitojë Gjermaninë në Konferencën për Ballkanin perëndimor, një samit i thirrur nga kancelarja Merkel. Nga ana e saj Ankaraja zyrtare, e zemëruar nga ky lajm, thirri për shpjegime, ambasadorin gjerman.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter