Fier, përplasen 3 makina, ktheheshin nga dasma, humb jetën 50-vjeçari

Fier-  Tre makina janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident në autostradën Lushnje – Fier, si pasojë e të cilit ka humbur jetën 50-vjeçari Aleksandër Sterjo.Aksidenti ka ndodhur në orën 4.30 pranë fshatit Vajkan. Viktima e vetme,  Aleksandër Sterjo, ndodhej si pasagjer në makinën "Audi" me targa FR 2581 D, e cila drejtohej nga Andon Sterjo dhe që goditi trafikndarësen.Policia e Fierit njoftoi se "si rezultat i shpejtësisë, mjeti me targë FR 2581D dhe drejtues Andon Sterio ka kryer parakalim të gabuar duke goditur mjetin me targë AA 420GZ me drejtuese O.M. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen. Si pasojë ka gjetur vdekjen Aleksander Sterio, pasagjer, 50 vjeç."Sipas Policisë, dy personat e tjerë ndodhen në spital. Në këtë aksident është përfshirë edhe një mjet tjetër me targë AA141BE. Të gjitha mjetet ktheheshin nga një dasëm.Pas aksidentit, policia dhe ambulancat kanë shkuar në vendin e ngjarjes për tërheqjen e trupit të viktimës,  ndihmuar të plagosurit dhe mbledhur provat e aksidentit. ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter