Përmbyset autoboti me gaz në Porto Romano, nuk ka të lënduar
Durrës- Një autobot me gaz është përmbysur gjatë pasdites së të shtunës së 23 gushtit në hyrje të kompleksit të çisternave të karburantit në Porto Romano.Fatmirësisht nga aksidenti, i cili mund të kishte kaluar jo pa pasoja të rënda, nuk ka pasur shpërthim në flakë të ngarkesës me gaz.Po kështu edhe drejtuesi i mjetit, mësohet se ka shpëtuar pa lëndime. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policie të cilat kanë rrethuar vendin.Si rezultat rruga është bllokuar për disa minuta, duke krijuar edhe trafik. Sipas policisë, situata është nën kontroll ndërsa po punohet për të lëvizur nga rruga autobotin e përmbysur.Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të autobotit.