Të rinjtë pastrojnë liqenin e Shkodrës, Bashkia: Duhet ta bëjmë kulturë ruajtjen e mjedisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2014, 17:12
Shkodër-Një grup të rinjsh vullnetarë kanë nisur këtë fundjavë pastrimin e bregut të liqenit nga mbetjet urbane, duke dhënë edhe mesazhin që të gjithë të bëhemi kontributor për një mjedis të pastër.Nisma ka qenë nën kujdesin e Bashkisë dhe Këshillit të qarkut Shkodër.I pyetur mbi situatën problematike të krijuar nga mospastrimi mbetjeve urbane në qytet, kryebashkiaku Luka pranon se kompania nënkontraktuese duhet të rrisë angazhimin në këto ditë të fundit vere.Qëllimi i kësaj fushate ka të bëjë me ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve shkodrane, se mbajtja pastër e liqenit të Shkodrës, kësaj pasurie kombetare, është detyrë e të gjithëve.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter