Tahiri-“Grupit të zjarrit”: Mos e çoni nëpër mend të përballeni me policinë

Shkodër- Duke e vlerësuar një punë të shkëlqyer atë që po bën Policia e Shtetit në zonën e Dukagjinit për asgjesimin e lëndëve narkotike, ministri i Brendshëm Sajmri Tahiri deklaroi nga Shkodra se aksioni do të vijojë deri në rrënjën e fundit.tahiriAi rikonfirmoi vendosmërinë e këtyre strukturave për të hequr Shqipërinë nga lista e kopshteve të kanabisit në Ballkan. Ministri Tahiri u ndal edhe tek faza hetimore që po bëhet në bashkëpunim me prokurorinë, ndërsa shtoi se askush nuk do t’i shmanget përgjegjësisë ligjore.“ Mbetet sigurisht për të parë se si do të vijojë puna edhe me ata njerëz të cilët deri më sot janë identifikuar si persona të përfshirë në aktivitetin kriminal të lëndëve narkotike. Unë u bëj thirrje të dorëzohen, as të mos e çojnë ndër mend se mund t’ia dalin të përballen me policinë e shtetit. Kemi trashëguar një Shqipëri të mbjellë çdo pëllëmbë me drogë. Dhe jemi mjaft të vendosur ta pastrojmë njëherë e mirë, po i japim fund njëherë e mirë praktikës së deritanishme që njihej botërisht, që e njihte Shqipërinë botërisht si vend i lulëzimit të bimëve narkotike” deklaroi Tahiri.Ndërsa për drejtorin e policisë së shtetit Artan Didi, struktura qe ai drejton ka kryer pjesën më të madhe të asgjesimit.Operacioni do të vijojë, tha Didi i pyetur nga Ora News, duke riktheksuar se policia do t’i përgjigjet të shtënave me armë, ashtu siç ka deklaruar më herët.didi“Po patjetër. Persona të arrestuar nuk kemi ende asnjë, por kemi persona që kemi të dyshuar, që kemi filluar procedimin policor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë do të fillojmë dhe procedimin penal. Malësia e Dukagjinit ka vështirësitë nga pikëpamja natyrore, nga pikëpamja e terrenit” tha ai.Prej 3 ditësh në Dukagjin policia ka nisur operacionin më të madh anti-kanabis në veri, pas atij të Lazaratit. Gjatë këtyre 72 orëve janë asgjesuar mbi 45 mijë rrënjë kanabis.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter