Android thyen rekord në shitjen e smartfonëve

Android ka tashmë një rekord të ri. Sistemi operativ i Google për pajisjet mobile është i instaluar tashmë në 84.6% të smartfonëve të shitur në mbarë botën nga prilli deri në qershor, në krahasim me 80.2% të tremujorit të dytë të vitit 2013.Rritja e Android, sipas të dhënave të ofruara nga Strategy Analytics, është në dëm të konkurrentëve të tjerë ku Apple me iPhone e tij hasin në ulje nga 13.4% në 11.9%, Windows Phone i Microsoftit nga 3.8% në 2.7% dhe BlackBerry nga 2.4% në 0.6%.Në terma absolutë, smartfonët e Android të shitur në tremujorin ishin 249.6 milion nga 295.2 milion të shitjes totale të industrisë. Një vit më parë shifra ishte 186.8 milion.Shitjet e iPhone u rritën nga 31.2 në 35.2 milion, ndërsa për pajisjet e tjera me Windows ka rënë nga 8.9 në 8 milion. Rënie më të theksuar vjen dhe për BlackBerry ku bie në sy shira nga 5.7 në 1.9 milion shitje./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter