Mediat arabe publikojnë foto: Lavdrim Muhaxheri është vrarë?

Lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, lideri i grupit të xhihadistëve shqiptarë në Irak dhe Siri, ende nuk është konfirmuar por mediat arabe kanë publikuar fotografi ku personi i vrarë identifikohet si Lavdrim Muhaxheri.Edhe pse lajmi nuk është zyrtar, dhe asgjë ende nuk është vërtetuar, personi në fotografi ngjan shumë me kosovarin i cili prej disa muajsh po lufton në Siri ndërsa vetëm para disa ditësh u pa duke i prerë kokën një të riu atje.Bashkëluftëtarët e tij shqiptarë publikuan në rrjtet sociale ditë më parë lajmin se Muhaxheri ishte plagosur gjatë një sulmi por që nuk kishte hum bur jetën dhe se shumë shpejt do të ishte gati për të vijuar luftën.Por mediat arabe, të cilave u janë referuar shumë media kosovare, njoftuan se ai ishte vrarë, lajmi ky që sërish u hodh poshtë nga miqtë e tij të luftës.lavderim muhaxheriTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter