Fullani refuzon Kuvendin s'jep informacione për vjedhjen në BSH
Tirane- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë refuzon të japë informacion për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari dhe jo vetëm Komisionit të EkonomisëLajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i këtij komisioni, deputetit Erjon Braçe, sot përmes një postimi në facebook.Deputeti socialist sqaron se të hënën e javës që shkoi, më 18 gusht, i ka kërkuar me shkrim Guvernatorit të informojë në lidhje me: Vjedhjen e 713 milionë lekëve por dhe për nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin dhe rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të Bankës, kontratat e përfolura të investimeve por Guvernatori nuk është përgjigjur.Për këtë Guvernatorit Ardian Fullani i ishte dhënë një javë kohë dhe afati zyrtar mbaronte dje.Fullani ka refuzuar të dorëzojë këtë informacion.“Informacioni është pjesë e një dosje të plotë që po përgatitet për çdo deputet para se të nisin seancat dëgjimore publike me anëtarët e Këshillit Mbikqyrës dhe Guvernatorin vetë në Komisionin e Ekonomisë." sqaron Braçe.Çfarë kërkoi Kuvendi nga Fullani1- Organigramën e Bankës së Shqipërisë2- Një listë të plotë të punonjësve të Bankës së Shqipërisë të shoqëruar me funskionet përkatëse të gjithësecilit.3- Raportet e grupeve të punës të ngritura me detyra specifike pas rastit të fundit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë.4- Raportet e auditit të brendshëm për vitet, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014.5- Kontratat e investimeve të Bankës së Shqipërisë për vitet, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014.Braçe: Vjedhja në BSH mbyllet kur të nxirren përgjegjësit Kryetari i Komisionit të Ekonomisë shprehet i vendosur se nuk do të ndalet në Mbikqyrjen e BSH dhe në nxjerrjen e përgjegjësive administrative të Këshillit Mbikqyrës dhe të Bankës së Shqipërisë.“Komisioni i Ekonomisë në Kuvend e ka detyrë kushtetuese mbikqyrjen e Bankës së Shqipërisë dhe do ta bëjë këtë detyrë pavarësisht pengesave institucionale të Guvernatorit. Po kërkojmë atë që Këshilli e Guvernatori nuk duan ta marrin përsipër për një mori shkeljesh serioze në funksionimin e Bankës së Shqipërisë: Përgjegjësi administrative. Është e qartë kjo, për Guvernatorin dhe Këshillin Mbikqyrës, inspektorin. Vjedhja në Bankë nuk mbyllet pse do Guvernatori apo Këshilli i tij. Vjedhja si çështje do të mbyllet bashkë me përgjegjësit dhe ndryshimet ligjore që çlirojnë Bankën nga politika, interesat, korrupsioni, nepotizmi, duke e rikthyer të fortë e të pavarur, transparente, të kontrollueshme e funksionale.” shkruan Braçe.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter