Lushnje, ktheheshin nga pelegrinazhi, makina del nga rruga, 6 të plagosur
Lushnje- Gjashtë persona u plagosën në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e 23 gushtit 2014 në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, teksa ktheheshin nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit.Pranë fshatit Gramsh makina me targa TR 9973 R doli nga rruga dhe ra në një kanal. Nga aksidenti u plagosën Hysen, Ylli dhe Kevin Hasanllari 55,50 dhe 5 vjeç, Enea Nazaj 10 vjeç, Shaqir dhe Florie Buzali 64 dhe 60 vjeç.Makina drejtohej nga 64 vjeçari Shaqir Buzali, ndërsa nga aksidenti është lënduar rëndë Florie Buzali e cila është transportuar drejt spitalit të Traumës në tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa të plagosurit e tjerë po mjekohen në spitalin e Lushnjes.Nga ana e policisë vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht nga informacione të policise rrugore shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë bllokimi i sistemit të drejtimit të automjetit, gjë që ka sjellë dhe humbjen e kontrollit të automjetit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter