Policia greke kthen 82 vjeçarin në kufi, shkak vendlindja Çamëri
Sarandë- Një 82 vjeçar nuk është lejuar nga policia kufitare të udhëtojë drejt Greqisë, pasi vendlindja e tij është Çamëria. Rasti i paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Sarandës.Në një lidhje telefonike për RTV Ora News, 82 vjeçari, Qemal Dine, tha se nuk është lejuar të vazhojë udhëtimin drejt Korfuzit, menjëherë sapo pala greke ka hapur pasaportën e tij. Ndryshe ka ndodhur më të vëllain, i cili ka qenë i pajisur me pasaportë italiane.“ U nisëm nga Tirana, Fieri, vajtëm në Sarandë. Hipëm në target dhe kur mbërritëm në Korfuz, na kontrolluan pasaportat. Unë e kam vendlindjen Salicë-Gumenicë-Çamëri. Edhe vëllai im e ka po kështu. Ata sa panë vendlindjen, Selicë camëri thanë do qëndroni këtu", tha ai.82 vjecari ka denoncuar rastin në RTV Ora News. Për gazetarin Eno Muja, ai është shprehur se policia i ka thënë shprehimisht, “ jeni të padëshirueshëm për të kaluar”, duke i lënë me dy roje në traget për gjithë natën.“Jeni të padëshirueshëm për të kaluar”, na komunikoi policia. Më pas na dërguan në traget, na vunë dy roje, donim në mëngjes sot të dilnim për kafe nuk na lanë. Një censurë e paparë. Vëllai me pasaportë italiane u lejua dhe tani u kthyem në shtëpi, shtoi ai.Ndërsa shtoi se në dokumentat zyrtare, është pretenduar “ me dokumenta të falsifikuara”.I moshuari e rrëzon poshtë pretendimin e palës greke, pasi ka vizituar edhe shtetin italian, duke mos hasur asnjë problem. Pas 70 vjetësh, që nga hera e fundit kur kanë vizituar Greqinë, të moshuarit nuk janë lejuar as të pinë një kafe në traget."I vetmi argument ky ishte, unë kam shkuar në Itali dhe kam ndenjur 1 muaj e gjysëm. Unë nuk kam shkuar në Greqi që prej 70 vjetësh më parë. Nuk na lanë vetëm se kishim vendlindjen Çamëri. Me e keqja ndodhi shkruaji në letër”dokumentat i keni të falsifikuara,” kjo pa bazë fare,” rrëfen ai.Ditën e sotme ata janë rikthyer drejt Tiranës, duke shpresuar që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter