Moratorium i gjuetisë, aksion blic në Kune-Vain, bllokohen 7 varka peshkimi
Lezhë- Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit në Qarkun e Lezhës ndërmori një aksion blic për të goditur veprimtarinë e paligjshme të gjuetisë së peshkut në zonen e mbrojtur të lagunave Kune-Vain.Në bashkëpunim dhe me policinë si dhe me Inspektoriatin e peshkimit në Lezhë u bllokuan 7 varka peshkimi të cilat gjatë natës u përdorëshin për gjuetinë e peshkut, pavarësisht moratoriumit që ndalon këtë gjueti në zonat e mbrojtura.Kryeinspektori i Mjedisit në Lezhë Gjergj Elezi ka bërë të ditur se aksione të tilla do të shtrihen në të gjitha zonat e tjera të mbrojtura në Qarkun e Lezhës, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit që të denoncoje çdo rast abuziv gjuetie.Gjuetia e paligjshme si e shpendëve ashtu edhe e peshkut që zgjat prej vitesh, është kthyer në një problem shqetesues në lagunat e Kune-Vainit në Lezhë, duke shkaktuar dëme të mëdha në këto rezervate natyrore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter