Veliaj në Vlorë: Arsimi profesional ofron punë, jo diploma në xhep

Vlorë- Ministri Veliaj ka bërë thirrje nga Vlora që të vlerësohen të mirat e arsimit profesional, i cili sipas tij ofron punësim, dhe jo thjesht një diplomë në xhep.Ministri i Punës, ka vlerësuar shkollën e mesme Industriale "Pavarësia", si një mundësi për të nxjerrë të rinj të aftë për tregun e punës."Arsimi profesional është një arsim që ofron punësim. Punëdhënësi më i madh sot është privati, jo shteti. Privati nuk pyet i kujt je apo për cilën parti ke votuar, por pyet çfarë di të bësh me duart e tua", u shpreh Veliaj.Ai theksoi se një shkollë e tillë, si shkolla e mesme Industriale "Pavarësia" e Vlorës, është një destinacion ideal për çdo prind, i cili kërkon ta shohë fëmijën e tij të punësuar në fund të procesit arsimor. "E kemi nisur këtë tur nëpër shkollat tona profesionale, si nevojë për të inkurajuar sa më shumë prindër që t'i drejtohen shkollave profesionale, kur vjen puna tek vendimmarrja për të ardhmen e fëmijëve të tyre", tha ai.Veliaj ishte në Vlorë, në kuadër të turit promovues që po zhvillon nëpër të gjitha shkollat profesionale të Shqipërisë. Shkolla e mesme Industriale "Pavarësia" funksionon që prej 42 vitesh dhe përmban degët teknologji informacioni dhe komunikimi, elektroteknikë, teknikë ndërtimi, termohidraulikë, mekanikë dhe automobila.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter